Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e "Astirit" zhvilluan ditën e 39 të protestës kundër shembjes së banesave dhe bizneseve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Ata thanë se nuk do të tërhiqen derisa të marrin një zgjidhje.

"Këtu nuk do kalojë asnjë fadromë Edi Rama mbaje mend", tha një banor.

Qytetarët thanë se po zhvillojnë një protestë që nuk ka lidhje me politikën edhe pse mbështetet nga deputetët e opozitës.

"Unaza e Re do jetë model i zhvillimit të territorit, ky është premtimi që i është dhënë banorëve nga deputetët që na kanë përkrahur që ditën e parë dhe kjo nuk është politike, ta harrojnë ata", tha një banor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banoret-e-astirit-ketu-nuk-do-kaloje-asnje-fadrome