Tiranë- Me mijëra studentë të Universiteteve publike janë mbledhur para Parlamentit, ku u zhvillua si çdo të enjte seanca plenare. Ata protestuan përpara Kuvendit për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Për mikrofonin e Tv Klan, studentët kanë thënë se duhet të plotësohen pikat e tyre dhe më pas mund të ulen në dialog me Kryeministrin.

Studenti 1: "Ne nuk bëjmë dialog, sepse të bësh dialog me Ramën është si të nënshkruash kontratë me djallin".

Studenti 2: "Meqënëse Edi Rama thotë që 8 pikat janë të realizueshme, atëherë t'i realizojë ato, edhe ne ulemi për dialog me të".

Studenti 3: "Nuk kemi çfarë të dialogojmë, s'kemi çfarë të bëjmë negociata sepse kërkesat janë shumë të qarta. Janë kërkesa të gjithë studentëve që duhet të plotësohen".

Studenti 4: "Dialogun duhet ta kishte bërë me kohë, jo tani. Tani është shumë vonë".

Studenti 5: "Nuk besoj se është e nevojshme të bëhen kaq shumë deklarata, mjafton që këto pika të përmbushen edhe çdo gjë do të marrë fund".

Studenti 6: "Ne do të vazhdojmë me protestën tonë derisa çdo gjë të bëhet e realizueshme".

Pedagogu 1: "Bashkë me kolegët që jemi këtu e mbështesim maksimalisht protestën e studentëve, është diçka e pakthyeshme dhe që të gjithë kërkesat e studentëve do të plotësohen".

Pedagogu 2: "Ky proces është jetik. Për mua, studentët kanë 8 pika të thjeshta, jo të thjeshta që mund të bëhen me shkop magjik sot, ama të shkatërrosh një rini dhe mos të kërkosh të falur nuk e kuptoj. Faleminderit që më proceduat, ndihem krenar".

Prej më shumë se një javë studentë nga të gjithë universitetet e vendit kanë nisur protestën e tyre dhe i kanë paraqitur kryeministrit Edi Rama një listë me 8 pika. Edhe pse Rama ka kërkuar pothuajse çdo ditë dialog, studentët nuk kanë pranuar të negociojnë. /tvklan.al