Surprise Me!

Ora News - "360 Grade": Hapi i rrezikshëm i Ramës për të shpallur protestën të paligjshme

2018-12-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dukshëm populli, - ose e thënë ndryshe, njerëzit e thjeshtë, dhe të pambrojtur të shoqërisë kapitaliste primitive shqiptare, - ka mjaft ditë që po rrëfen zemëratën e tij ndaj kësaj qeveria gjithmonë e më të pavëmendshme ndaj tyre.

Kryeministri Rama po luan politikisht në mbrojtje dhe po ngre gishtin e akuzës nga opozita që fshihet pas segmenteve të caktuara të protestës, deri në një vendim ligjor të tipit fashist apo komunist, kuptohet.

Opozita në Shqipëri është e ligjshme dhe së bashku me qeverinë dhe kryeshefin e saj përfaqësojnë legalisht shqiptarët përsa kohë votohen prej tyre.

Tendenca nga ana e qeverisë për ta shfaqur atë si jo përfaqësuese morale e kësaj proteste duket si hapi i parë i rrezikshëm për ta shpallur atë të paligjshme.

Në këtë rënie dramatike të imazhit dhe reputacionit publik të kryeministrit të sotëm, si mik i madh i të pasurve dhe i të fortëve dhe si ndëshkues i vendosur i paligjshmërisë dhe abuzivizmit të të varfërve të këtij vendi në luftën e tyre për ekzistencë Rama kërkon të fitojë një fitore të vogël ndaj opozitës duke e bërë vetë dhe opozitarizmin.

Kjo përpjekje qesharake u eksperimentua në daljen e tij më të fundit televizive në Top Show dhe përfundoi në mënyrë të pasuksesshme.

Nga ana tjetër qeveria po përdor dhe frikësimin e intelektualëve duke bërë publike procedimin e tyre policor thjesht për pjesëmarrjen e tyre në protetën e studentëve.

(Ky eshte shenimi i Artur Zhejit, autor dhe moderator i emisionit "360 grade" transmetuar mbreme ne Ora News )

/Marre nga 360 grade/
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/360-grade-hapi-i-rrezikshem-i-rames-te-shpallur-protesten-te-paligjshme

Buy Now on CodeCanyon