Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Panairi i Gjelit të Detit? u rikthye pas katër vitesh ndërprerje në Peqin, zonë e njohur për mbarështimin e shpendit të konsideruar ?mbreti? i tavolinës së Vitit të Ri.

Por fermerët, përtej promovimit kërkojnë një treg të posaçëm, pasi çdo fundviti detyrohen që tregtinë ta zhvillojnë përgjatë rrugëve nacionale të pritje të blerësve të rastësishëm.

Fermerë: "100 rris unë çdo vit. Po nuk ka treg, aty te rruga. Nuk ia vlen gjithë kjo punë që bëjmë ne".

"Tregu nuk ecën fare dhe nuk vlen fare".

Mbështetje me politika të posaçme nga qeveria, në mënyrë që mundi e puna e tyre të mos shkojë dëm për shkak të importeve është një tjetër kërkesë e fermerëve që thonë se punojnë një vit, për vetëm disa qindra mijë lekë fitime.

Fermerë: "Futet nga të huajt e vijnë këtu."

"Për një vit, pa llogaritur këmbët e mia, fitoj 500 mijë lekë. Po misri e të tjerat? Nuk ia vlen".

Në panair u prezantuan 30 fermerë, të cilët u vlerësuan me çmime simbolike jo vetëm për tufat më të mëdha, por edhe rritjen natyrale që i bëjnë gjelave të detit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rikthehet-pas-4-vitesh-panairi-i-gjelit-te-detit-ne-peqin