Surprise Me!

Studentet i kerkojne Kryeministrit seance te jashtezakonshme

2018-12-14 0 Dailymotion

Me dhjetëra studentë po protestojnë përpara kryeministrisë dhe nuk do të ndalen deri në plotësimin e 8 kushteve. Këtë të premte ata i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme parlamentare.

"Kemi 10 ditë që jemi këtu, po protestojmë dhe që nuk na dëgjoni, prandaj Zoti Kryeministër të gjithë ne studentët ju bëjmë thirrje që deri në orën 16:00, të thërrisni për seancë të jashtëzakonshme parlamentin. Jemi të vendosur për ti shkuar deri në fund".

Sot është dita e 10 që studentë nga fakultete të ndryshme të vendit kanë dalë në protestë. Ata janë të vendosur dhe nuk pranojnë të dialogojnë me kryeministrin Rama. Pasditen e së enjtes Presidentin Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për buxhetin e shtetit.

Argumenti që sjell Presidenti lidhet me kërkesat e studentëve që kërkojnë rritje të buxhetit për arsimin.

Buy Now on CodeCanyon