Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

18.8 milionë euro është vlera e investime për rikonstruksionin e 9 godinave të konvikteve në kryeqytet. Qeveria duket se ka konkretizuar një nga kërkesat e studentëve, të cilët protestojnë që prej 10 ditësh.

Dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri kanë nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe qeverisë Franceze për këtë ndërhyrje.

Ahmetaj: Atë që ndodh me aktualitetin në Shqipëri. Një nga marrëveshjet që firmoset sot është edhe ajo për projektin ?Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçiencës energjetike, faza III?. Investim në favor të përmirësimit të ambienteve të universitetit, në favor të përmirësimit të kushteve për studentët.

Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi se plani i qeverisë është për një rikonstruksion total të konvikteve.

Gjiknuri: Me këtë paketë përfshihen 9 godinat e para, por ne bashkë me Ministrinë e Financave po shikojmë ta zgjerojmë këtë paketë në mënyrë që Qyteti Studenti të afektohet nga ky program investimesh. Qeveria e ka adresuar përpara se këto probleme të dilnin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/firmoset-marreveshja-rikonstruksionin-e-konvikteve-ne-kampusin-universitar-te-tiranes