Pas dy urdhrave të rinj të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me policinë rrugore, gazetari i Report Tv Dricim Caka ka bërë një intervistë me Ekspertin e Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxhën.

Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se masat që kishte kërkuar ministri i Brenshëm të merreshin ishin të nevojshme dhe shumë të vonuara pasi polici është kthyer në një stres për drejtuesit e mjeteve në një kohë kur ata duhet të ishin këshillues të tyre dhe parandalues të aksidenteve.

Më tej, eksperti rrugor është shprehur se polici rrugor nuk është imun ndaj korrupsionit lidhur me gjobat që vendosen nëpërmjet radarit duke i bërë thirrje ministrit Lleshaj që të kontrollojë shkrepjet e radarëve për gjoba.

I bëj thirrje ministrit që të kontrollojë, në 5000 mijë shkrepje ka kanë 5000 lloje gjobash? Sepse sipas informacioneve të mia, polici i fshin nëse e urdhëron eprori. Dikush falet dhe dikush ndërshkohet. A mos vallë këto radarë janë kthyer në arka korrupsioni?

Gëzim Hoxha, ekspert i Sigurisë Rrugore
Ministri i Brendshëm ka urdhëruar këtë të premte zbatimin e dy masave të prera për qarkullimin rrugor në vend. Kërkon heqjen e postblloqeve policore nga akset kryesore rrugore si dhe dhënien fund të praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie në kryqëzimet e rrugëve urbane.