Surprise Me!

Reshjet e borës izolojnë Thethin, paralizohet aktiviteti i 350 bujtinave

2018-12-14 0 Dailymotion

Thethi është tashmë i izoluar prej reshjeve të dëborës që prej një jave po bien në këto zona malore të veriut të vendit.

Gjatë gjithë javës prej reshjeve të borës dhe ngricave, aksi ka qënë vëshirësisht i kalueshëm, ndërsa sot atje nuk mund të kalohet me asnjë mjet.

Banorët e zonës kanë mbetur të bllokuar dhe afro 350 biznese që funksionojnë si bujtina i është paralizuar aktiviteti.

Ata apelojnë për vëmendje pasi prej shumë vitesh kalojnë dimrin në izolim të plotë dhe me mungesa të mëdha të energjisë elektrike.

Aktualisht të pakalueshme janë akset nga Boga në Theth, nga Fushë Okoli në Bogë dhe deri nga Rranxa në Theth.

Buy Now on CodeCanyon