Surprise Me!

Dy te arrestuar per grabitjen e Shkozetit

2018-12-15 1 Dailymotion

Dy punonjësit e policisë private që shoqëronin makinën që u grabit mbrëmjen e së premtes në Shkozet, janë vënë në pranga. Fejzi Saka dhe Astrit Gjata, të dy me banim në Durrës, u arrestuan pasi dyshohet se nuk kanë vepruar në momentin që makina që trasportonte lekët e Drejtorisë Rajonale të Patentave u sulmua nga 3 persona të maskuar dhe të armatosur.<br /><br />Të arrestuarit kanë deklaruar përballë uniformave blu se, nuk kanë njohur asnjë nga autorët pasi ata kanë qenë të maskuar. Grabitja ka ndodhur rreth orës 16:50 të së premtes në zonën e Shkozetit. Tre autorët të armatosur dhe të maskuar pasi neutralizuan rojet e kompanisë private të shoqërimit kanë mundur të marrin edhe shumën prej 7.5 milionë Lekësh të reja dhe u larguan me një automjet pa lënë gjurmë. Ende nuk ka rënë në pranga ndonjë nga autorët e dyshuar, ndërsa policia njoftoi se po punon për kapjen e tyre.<br /><br />Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon