Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditën e hënë, Lëvizja Socialiste për Integrim do t?i bashkohet protestës së studentëve. Duke inkurajuar studentët në këtë protestë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se të negociosh me Edi Ramën është pa vlerë.

"Të hënën bashkojuni studentëve. Nëse nuk i bashkohemi pa flamuj partiak e karta anëtarësie do të jetë shumë vonë për ata, për ne dhe Shqipërinë. Sfida e Shqipërisë nuk është që të mbajmë Edi Ramën në pushtet dhe një grusht të vogël njerëzish por hapja e negociatave, integrimi në BE. Secili ti hipë furgonit dhe ti bashkoheni. O sot o kurrë, kemi shansin dhe mundësinë ti japim një shpresë të rinjve se ky vend do bëhet një ditë. Vetëm Edi Rama nuk bëhet. Ai është që mban peng Shqipërinë dhe zhvillimin e Shqipërisë, negociatat dhe reformën në drejësi, reformën zgjedhore.

Kryemadhi ishte sot ne Durres ne një takim me strukturat e LSI-së.

Për Kryemadhin projekti i Unazës së Madhe është vjedhje e hapur. Pas anullimit të projektit dhe rihapjes së garës, kryemadhi njoftoi se LSI do të kërkojnë me anë të një padie në gjykatë anullimin përfundimtar të këtij projekti

Sa më shumë që Edi Rama të qëndrojë në pushtet, aq më shumë njerëzit do të humbasin shpresën se ky vend do të bëhet përfundoi kryetarja e LSI
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-thirrje-lsi-te-henen-bashkojuni-protestes-se-studenteve-o-sot-o-kurre