Surprise Me!

Ora News - Mësuesja shqiptare, ndër më të mirat në botë

2018-12-15 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një mësuese shqiptare është përzgjedhur për herë të parë, në mesin e 50 finalistëve për ?Global teacher Prize 2019?, në garë për çmimin prej 1 mln dollarësh.

Ajo është Liljana Luani, mësuesja e mirënjohur e cila u vlerësua një vit më parë si ?Mësuesja e vitit? në Shqipëri.

Liljana, ka punuar për 38 vjet në shkollën 9 vjeçare ?Pashko Vasa? në Shkodër, ndërsa prej vitit 2005 ka shërbyer si një forcë e madhe në edukimin e fëmijëve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes.

Mësuese Liljana, prej vitesh ka trokitur derë më derë, madje duke ecur për orë të tëra në këmbë, për t?u dhënë mundësinë edhe fëmijëve të ngujuar mes 4 mureve, që të mësojnë si gjithë nxënësit e tjerë.

Për përkushtimin dhe kontributin e saj, në vitin 2014, Qendra ? New Horizont? në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, i dha mësuese Liljanës çmimin ? Trëndafili i artë? , ndërsa në vitin 2017, Ambasada amerikane e nderoi me çmimin ? Gruaja e Kurajës?.

Në përshkrimin e saj në faqen zyrtare të ? Global teacher prize?, thuhet se nëse Liljana do të fitojë, ajo do të hapë një qendër multifunksionale për edukimin e fëmijëve të ngujuar, fëmijët jetim dhe të tjerë që nuk ndjekin rregullisht shkollën.

Kjo qendër do të ketë klasa teknologjike, kompjutera, klasa sportive dhe arti, për t?u dhënë mundësinë fëmijëve që të zhillojnë talentet e tyre.

Mësuesit finalist në ?Global teacher prize?, përzgjidhen nga të katër anët e botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore po në qytet e deri tek mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës.

?Çmimi global i mësuesve? i lancuar në mars të viti 2014 nga Fondacioni Varkey, shërben për të vlerësuar përpjekjet e mësuesve në mbarë botën, të cilat duhen njohur dhe nderuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mesuesja-shqiptare-nder-me-te-mirat-ne-bote

Buy Now on CodeCanyon