Ajo është ndër moderatoret më të njohura dhe më tërheqëse në vendin tonë. Bëhet fjalë për Albana Osmanin. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku tregoi edhe eksperiencat e saj në ekran.

Ajo ka moderuar shumë programe, por asnjëherë ?Portokallinë?, por sot gjatë emisionit rrëfeu se ka bërë adicione, por nuk e kanë zgjedhur sepse në vend të saj në atë periudhë kishin marrë Amin, moderatoren e cila më vonë do të bëhej edhe bashkëshortja e drejtuesit të ?Xing? Ermal Mamaqi.

Ermal Mamaqi: Vetëm ?Portokallia? të ka ngel pa e eksperimentuar, vetëm aty nuk u bëre prezantuese kurrë.

Albana Osmani: E ke gabim. Unë do isha tek "Portokallia". Në atë kohë unë sa kisha filluar në një program rinor. Shkova në audicion, ndërveprova natyrshëm. Nuk e mora vesh rezultatin menjëherë, por vijnë skenaristët dhe më thonë: Do të fillosh te ?Portokallia?? Ku di unë, i thash, unë sapo kam filluar tek ky programi muzikor, mirë më duket. Mirë dole, je shumë pranë, më thanë. Kaluan nja 2-3 ditë dhe vijnë më takojnë dhe po më shikonin sipër gjynah. Ishe shumë pranë, por nuk do ta prezantosh ti "Portokallinë" më thanë. Në fakt ia dhanë Amit.

Ermal Mamaqi: Çfarë? Joooo, ti ke konkuruar kur konkuroi edhe Ami?

Albana Osmani: Po.

Ermal Mamaqi: Kjo do të thotë që në nëse nuk do ta kishte fituar Ami do ta kishe fituar ti dhe ne do ishim të martuar bashkë.

Albana Osmani: Po.

Ermal Mamaqi: Hajt mo, ska gjë, edhe Ami s'është keq...

Albana Osmani: Unë s?di si ta var ajo ty.../tvklan.al