Surprise Me!

Ora News - Kujdes! Policët rrugor të "pa dukshëm" po ju vëzhgojnë! Gjoba 125 shoferëve

2018-12-16 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas vendimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për reduktimin e prezencës fizike të dukshme të policëve rrugorë nëpër rrugë, policia e Tiranës thotë se janë rritur patrullat policore me mjete të "pa uniformuara në zonat e kryqëzimeve, dhe në rrugët urbane të Kryeqytetit".

Sipas policisë së Tiranës, janë evidentuar dhe konstatuar 125 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor për të cilat janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

"Shkeljet e konstatuara janë kryesisht për parkime të gabuara, mospozicionim siç duhet në koristë dhe zonën e kryqëzimit, mosdhënie përparësisë ndaj këmbësorëve, mosrespektim të sinjalizimit rrugor horizontal dhe të ndritshëm, si dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që ndikojnë jo pak, në krijimin e kushteve për trafik të rënduar, konfuzion në qarkullimin e mjeteve dhe burim për aksidente rrugore", thuhet në njoftim.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor edhe aty ku mungon fizikisht polici, së pari për sigurinë tuaj dhe për tu mos u penalizuar nga polici që nuk ju shikon por ju fotografon!
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kujdes-policet-rrugor-te-pa-dukshem-po-ju-vezhgojne-gjoba-125-shofereve

Buy Now on CodeCanyon