Protesta e studentëve vazhdoi edhe këtë të dielë përpara Kryeministrisë. Në ditën e 12 të protestës, numri i studentëve ka rënë ndjeshëm, ndërsa është rritur numri i qytetarëve që i mbështesin.

Megjithatë ata studentë që pyesim janë të vendosur për t?i shkuar deri në fund kësaj kauze.

Studenti 1: ?Kauza jonë është më e fortë se kurrë edhe nuk do të shuhet deri sa ne të arrijmë qëllimin tonë, të plotësohen 8 kërkesat?.

Studenti 2: ?Për plotësimin e 8 pikave do të rrimë këtu. Besoj mesazhi është dhënë. Në fakultete nuk ka asnjë nxënës?.

Studenti 3: ?Kemi rastin e Kolumbisë me protesta, qeveria akordoi 1.4 miliardë Euro për studentët. Vetëm me protesta, s?ka dialog?.

Këshillat studentore kanë lajmëruar se të hënën, prej orës 11:30 deri në 14:30, do të zhvillohet protesta kombëtare e studentëve shqiptarë.

Tv Klan