PD dhe LSI kanë mobilizuar sot të gjitha strukturat nga gjithë vendi për të organizuar një protestë në Tiranë. Sipas lajmeve dhe fotove të publikuara nga mediat në ditët që shkuan, u zbulua se PD dhe LSI kishin vënë në dispozicion autobusë dhe ushqim falas për militantet që do të vijnë sot në Tiranë.<br /><br />Por, jo vetëm kaq.<br /><br />Siç dëgjohet edhe nga audio e mëposhtme që ka qarkulluar në Whats App te të rinjtë e forumeve PD-LSI, një koordinator flet për mbyllje me zinxhirë të fakultetit të Ekonomisë e Mjekesisë (që ka ndodhur sot siç shihet nga fotot e mëposhtme) dhe blerje vezësh për të goditur e ndotur kryeministrinë. Lexo.al