Surprise Me!

Ora News - Balla: Bashkëqeverisja mes qeverisë dhe studentëve është mënyra më e mirë

2018-12-17 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se bashkëqeverisja mes studentëve dhe qeverisë është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet që studentët i kanë parashtruar kryeministrit.

Balla: Ajo që është e rëndësishme sot dialog dialog dialog me studentët për të tejkaluar 8 pikat. Sepse 8 pikat nuk e zgjidhin problematikën e arsimit të lartë.

Dialogu dhe bashkëqeverisja e mirëfilltë mes qeverisë dhe studentëve është mënyra më e mirë. Ne kemi dhënë modelin më të mirë. Unë i bëj thirrje studentëve anembanë Shqipërisë të vijnë në sallën e Kuvendit, ballë për ballë me kryeministrin për të dialoguar dhe të jeni të sigurtë, të pranuara të gjitha pikat.

Ligji për arsimin e lartë është një moment historik për ti dhënë atë që kanë kërkuar universitetet publike shqiptare.

Ligji i arsimit të lartë është themeli i ngritjes së një arsimi cilësor. Implementimi nuk është i plotë dhe për këtë kemi përgjegjësi.

Autonomia e universiteteve është një hap i rëndësishëm dhe për ta filluar reformën duhet që përmes 8 pikave të identifikojmë edhe problematika të tjera.

Në lidhje me dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit, Balla tha kjo nuk është parë dhe dëgjuar më parë.

Balla: Sa i përket dekreti për buxhetin është e paparë dhe e padëgjuar që presidenti të kthejë buxhetet. Kjo nuk ka të bëjë në çështjen e studentëve. Unë nuk shikoj asnjë lidhje mes këtyre të dyjave. Këtë e di edhe Presidenti.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balla-bashkeqeverisja-mes-qeverise-dhe-studenteve-eshte-menyra-me-e-mire

Buy Now on CodeCanyon