Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkolla e mesme e përgjithshme "Babë Dudë Karbunara" dhe shkolla 9-vjeçare "22 Tetori", që ndodhen në qendër të qytetit, kanë nevojë emergjente për rikonstruksion.

Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj thotë se prej një viti e gjysmë në Ministrinë e Arsimit qëndrojnë dy projekte për ndërhyrje, por që nuk kanë marrë përgjigje.

Petrit Sinaj: "Janë dy godina në qytetin e Beratit, për të cilat prej mbi 1 vit e gjysmë që kemi dorëzuar projektin në Ministrinë e Arsimit."

Me mundësi të kushtëzuara financiare siç thotë Sinaj, Bashkia Berat ndërhyri me një fond prej 60 milion lekësh për rikonstruksionin e Shkollës 9-vjeçare "1Maji", ku nuk ishte kryer asnjë investime prej 3 dekadash

Petrit Sinaj: "Po bëhet një rikonstruksion total. Në fillim të 2019-tës do jepet mësim në godinën e re."

Në këto kushte, investimet e qeverisë apo donacionet shihen si mundësi për të përmirësuar gjendjen e institucioneve të arsimit në Berat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/berat-dy-shkolla-ne-emergjence-rikonstruksion-te-plote