Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bllokimi i kanaleve kulluese përmbyti për herë të dytë fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të Fierit.

Më të prekurit janë fermerët që për ti shpëtuar vërshimit të Vjosës morën toka me qira e ndërtuan sera larg shtratit të lumit.

Fermer: "Ikëm nga shiu ramë në breshër."

Kanali i Çesmës, që mbledh ujërat e një pjesë të madhe të Frakullës për Bashkinë e Fierit ishte i pastruar, por në realitet fermerët thonë se aty nuk është vënë dorë prej vitesh.

Fermerët thonë se dëmet janë të mëdha, pasi ata kishin nisur vjeljen e luleshtrydhes së parë, e cila del në treg me çmime të kënaqshme për ta. Por vërshimi u ujit, sipas fermerëve tashmë mori edhe djersën e tyre.

Fermer: "I kisha në prodhim luleshtrydhet. Asnjeri nuk na mbështet."

Frakulla është një ndër zonat me prodhimin më të lartë të luleshtrydhes në Shqipëri, por prej disa vitesh fermerët janë goditur nga përmbytjet.

#oranews

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/permbyten-serish-serat-e-luleshtrydheve-ne-fier