TIRANE- Mesditën e sotme, rreth orës 13:45, ka patur disa momente tensioni përpara kryeministrisë, kur disa studentë, por edhe persona të tjerë që i janë bashkuar tubimit të mbështetur nga opozita tentuan të çajnë kordonin e policisë, për t'iu afruar godinës së selisë së qeverisë. Njëri nga studentët deklaroi se qëllimi ishte që të rrethonin godinën e kryeministrisë në mënyrë simbolike, ndërsa akuzoi policinë për provokim. Pas tensionimit të situatës dhe thirrjeve kundër policisë disa nga studentët formuan një kordon përpara efektivëve për të mos lejuar përplasjen. <br /><br />Protesta e studentëve, nw ditwn e 14, mbështetuar edhe nga militantë të PD-së dhe LSI-së ka nisur prej orës 10:00 të ditës së sotme, ndërsa qeveria nuk pranon të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar më parë. Kjo është dita e 14-të e protestës. Grumbullimi i studentëve nisi në orën 09:30 në fakultetet përkatëse, ku vendosën shirita në hyrjet e godinave, ndërsa te 'Ekonomiku' i vendosën drynin më pas nisi marshimi në këmbë drejt Kryeministrisë. Refreni ishte i njëjtë: "Plotësoni 8 kërkesat"! "Nuk duam dialog"!