Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bisedës në studion e "5 pyetje" ka thënë se opozita e ka bërë shumë mirë detyrën në raport me qytetarët. Basha tha se opozita ka denoncuar shumë cështje që kanë marrë zgjidhje në këtë vend.<br /><br />"Kjo është një emergjencë kombëtare. Kemi përsëritur të njëjtin qëndrim, ne mbështesim qëndrimin e studentëve. Atyre iu ka humbur shpresa. Pasi nisi protesta e studentëve, nisën protestat anembanë Shqipërisë. Nesër biznesi i vogël ka paralajmëruar se nesër do të mbyllë qepenat. S'ka detyrim më të madh, qenia njerëzore sesa të luftojë për fëmijët e tij. Shoqëria civile, sipërmarrja, të gjithë e kanë bërë pjesën e tyre? Ne si opozitë kemi 5 vite që denoncojmë drogën, shpërdorimin e parave. Kemi 5 vite që denoncojmë se kjo është një bandë? Po, padyshim që po. Kemi paraqitur ligjin për dekriminalizimin, sot, kemi paraqitur Vettingun e politikanëve, që të ikin politikanët e lidhur me kriminelët."