Surprise Me!

Ora News - Avokati i Popullit mbështet protestën: Ministria dhe Universitetet na kanë injoruar

2018-12-18 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Edhe Avokati I Popullit ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve. Ky institucion deklaron se përgjatë dy vite i është drejtuar me rekomandime ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve por përgjigjet kanë qenë sipërfaqësore dhe në disa raste janë injoruar. Avokati I Popullit apelon përkrahje për shtresat në nevojë.

Dy javë pas protestës së studentëve ka reaguar dhe institucioni I Avokati të Popullit. Nëpërmjet një deklarate, Avokati i Popullit mbështet kërkesat e studentëve që kërkojnë akses dhe kushte më të mira për arsim, duke bërë thirrje që të rishikohet i gjithë kuadri ligjor i sistemit tonë të edukimit. Në këtë dokument ngrihet shqetësimi se ligji i ri nuk ka marrë në konsideratë lehtësimin e barrës së pagesave për kategoritë që vijnë nga shtresa sociale në nevojë, ata me aftësi të kufizuara dhe invalidët.

?Rekomandime të njëpasnjëshme u janë dërguar institucioneve përgjegjëse arsimore nga ana e Avokatit të Popullit përgjatë gjithë viteve 2017 dhe 2018. Pothuajse të gjitha kërkesat dhe rekomandimet që Avokati i Popullit ka dërguar pranë këtyre institucioneve gjatë dy viteve, kanë marrë përgjigje sipërfaqësore, të përgjithshme dhe pa asnjë angazhim konkret.?

Avokati i Popullit e mbyll deklaratën me një thirrje drejtuar autoriteteve arsimore që sa më parë të dëshmojnë me veprime konkrete vullnet për plotësimin e atyre rekomandimeve, duke bërë thirrje që të rishikohet me përgjegjësi sociale i gjithë kuadri ligjor i sistemit tonë të edukimit, për të garantuar të drejtën për arsim cilësor për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/avokati-i-popullit-te-pergjysmohen-tarifat-studentet-ne-nevije

Buy Now on CodeCanyon