Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Policia rrugore gjatë kontrollove në akset rrugore në kryeqytet ka konstatuar 235 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kontrollet janë bërë në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të uniformuara dhe të pauniformuara në zonat e kryqëzimeve dhe në rrugët urbane të kryeqytetit.

"Ndaj këtyre 235 janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë,"-raportoi policia.

Ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugën sipas rregullave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-tiranes-vazhdon-monitorimin-235-mjete-shkelin-rregullat-e-qarkullimit-rrugor