Partia Demokratike ka denoncuar sot projektin "Unaza e Madhe". Deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe Këshilltari i PD për Çështjet Ligjore Gazmend Bardhi kanë publikuar nga selia e PD-së dokumenta ku sipas tyre vërtetohet ndërtimi i ardhshëm i një projekti rezidencial luksoz nga trafikanti i drogës Edmond Bego, me firmën e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Tabaku u shpreh se Rama dhe Veliaj nëpërmjet paracaktimit të 3 fituesve të tenderit dhe nëpërmjet falsifikimit ndërkombëtar të dokumentave të njërit fitues, po përfitojnë 40 milionë dhe së fundmi, aferës korruptive të tyre i është shtuar edhe ndërtimi i projektit rezidencial luksoz i Begos, të cilin e cilëson edhe si mik të deputetit socialist Taulant Balla.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka njohur shqiptarët me fakte të pakundërshtueshme se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Janë 40 milionë euro që çifti më i korruptuar i politikanëve sot në Europë, Rama dhe Veliaj, po përfitojnë në 2.2 kilometra nëpërmjet paracaktimit të 3 fituesve të tenderit dhe nëpërmjet fallsifikimit ndërkombëtar të dokumentave të njërit prej fituesve, DH Albania. Por duke qenë se projekti i vetëm i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është vjedhja dhe grabitja e qytetarëve, ata nuk ndalen me 40 milionë euro.

Partia Demokratike publikon sot fakte tronditëse sesi Rama dhe Veliaj kanë bashkëpunuar për një projekt tjetër korruptiv me trafikantin ndërkombëtar të drogës Edmond Bego, i njohur si miku i Taulant Ballës. Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe. Për llogari të këtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj.