Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku babai i dy fëmijëve është vrarë pa dashje me armë gjahu nga shoku i tij.

Sipas policisë viktima është specialist i Pyjeve Ardi Bodurri 36 vjeç dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

"Rreth orës 23.00, në fshatin Shelcan në një zonë të pyllëzuar është vrarë me armë gjahu shtetasi A. B., 36 vjeç. Nga veprimet e para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Elbasan dhe ata të Komisariatit të Policisë rezultoi se viktima së bashku me autorin dhe tre persona të tjerë kishin lidhje fisnore dhe krushqie me njëri-tjetrin. Me një mjet tip ?Fuoristradë? me targa AA721EF kanë dalë për gjueti dhe në momentin që ka gjuajtur gjahun, shtetasi P.Z aksidentalisht ka vrarë shtetasin A.B" informon policia e Elbasanit.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kishin-dale-gjah-nje-person-vritet-aksidentalisht-nga-shoku