TIRANE- Pas dy javësh protestë në fakultete, rrugë dhe para kryeministrisë, studentët njoftojnë se ditën e premte do t?i japin fund protestave për t'u rikthyer në janar nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Në dy ditët e fundit studentët bllokuan rrugët kryesore në Tiranë, më pas protestuan para Kryeministrisë (lexo këtu). Ata vijuan edhe sot bojkotin, ndërsa një pjesë e tyre protestuan sërish përpara Kryeministrisë por ndryshe nga ditët e mëparshme, ata janë paraqitur të pakët në numër. E megjjithatë, studentët janë shprehur përmes njoftimeve nëpër rrjetet sociale se pavarësisht numrit të tyre, e rëndësishme është kauza. Për nesër, studentët kanë hedhur në diskutim edhe zhvendosjen përpara parlamentit, duke qenë se nesër do të mbahet edhe seanca, ku çështja e tyre të jetë tema kryesore. <br /><br />Ndërkohë, sot qeveria ka publikuar paktin për plotësimin e 8 pikave (Lexo këtu), ndërsa nga ana tjetër edhe universitetet kanë marrë zotimet për plotësimin e kërkesave. I fundit ishte Fakulteti i Ekonomikut, që pas takimit të Dhori Kules me studentët doli në një deklaratë për plotësimin e kërkesave. Ndër kërkesat kryesore ishte edhe shtyrja e pagesës së tafirave për studentët si dhe sezoni i provimeve. Investimet në infrastrukturë, transparenca me fondet si dhe kontrolli i pedagogëve ishin disa nga premtimet e tjera të këtij dekanati që do të marrin zgjidhje brenda muajit janar. <br /><br />Në kuadër të një klime për dialog, Rama zhvilloi të hënën dhe të martën takime me studentë dhe pedagogë, e konkretisht dje nga Universiteti Bujqësor u shpreh se qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studimit për studentët e bachelorit në muajin janar të 2019-s. (lexo këtu). Kreu i ekzekutivit ka zhvilluar edhe sot një takim me studentët e Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, ku sërish është diskutuar për kërkesat e paraqitura të studentëve.