Surprise Me!

Kryeministri qellohet me veze ne Kuvend

2018-12-20 1 Dailymotion

Deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa është përjashtuar nga seanca e sotme plenare pasi qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama, i cili po fliste nga foltorja e parlamentit.

Sipas zyrës së shtypit të PD, kur Endri Hasa e goditi me vezë kryeministrin, tha: ?Këtë e ke për studentët?.

Përjashtimi i Hasës u kërkua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
?Merre nxirre jashtë atë?, tha Rama nga foltorja.

?Endri Hasa përjashtohesh nga seanca, shërbimi ta nxjerrë jashtë Endri Hasën?, tha kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili po ashtu ndërpreu seancën plenare.

Byroja e Kuvendit e përjashtoi me 10 ditë deputetin e PD, Endri Hasa, për sulmin ndaj kreut të ekzekutivit.

Pas refuzimit të Hasës për t?u larguar nga salla e Kuvendit dhe ndërprerjeve të herëpashershme, seanca plenare u shty për në orën 18:00.

Ditën e sotme opozita u rikthye në Kuvend pas shumë muajsh bojkoti, ndërsa studentët vazhdojnë me ditën e 17 të protestës së tyre jashtë sallës së parlamentit. /tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon