Sot në Tiranë për të inspektuar investimet e reja në futboll ishte sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis, i cili së bashku me presidentin e FSHF-së Armando Duka fillimisht panë nga afër ecurinë e punimeve në ?Shtëpinë e Futbollit? ku janë zyrat e reja të federatës dhe më pas u zhvendosën në stadiumin ?Arena Kombëtare?.

Në një prononcim për mediat sekretari i përgjithshëm i UEFA-s u shpreh:

Jam këtu për të parë progresin e stadium ?Arena Kombëtare? dhe të zyrave të reja të federatës shqiptare të futbollit. Jam i impresionuar pasi Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri modernizimi. Kam qenë këtu edhe herë të tjera, kam qenë edhe në Qemal Stafa, por e them me plotë gojë që nuk ka të krahasuar.

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis
I pyetur se kur mund të organizohet Superkupa e Europës në ?Arenën Kombëtare? sekretari i përgjithës i UEFA-s u përgjigj:

Nuk e di, kur stadium të jetë gati atëherë do të shohim, por nuk keni pse kufizoheni vetëm te Superkupa e Europës, pasi në 2021 do të jetë një kompeticion i ri për klube, kemi kupa te tjera gjithashtu të cilat mund të organizohen në Shqipëri. E rëndësishme është se tani ju keni nje stadium modern, por pas nuk mbeten as ?Elbasan Arena? apo ?Loro Boriçi.

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis