Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Këshiltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim bashkuan votat me socialistët duke miratuar buxhetin e bashkisë së Durrësit për vitin 2019, në një mbledhje ku nuk mori pjesë asnjë nga këshilltarët e Djathtë.

PS dhe aleatët e saj kanë 22 vota duke e mos arritur kuorumin, ndaj pjesëmarrja e 6 anëtarëve të LSI u cilësua surprizë duke marrë parasysh debatin në politikën e madhe në Tiranë.

Ata thanë votën pro buxhetit të Bashkisë së Vangjush Dakos, pasi kërkuan disa ndryshime që u reflektuan.

"Vendimi për buxhetin nuk është çështje partiake apo politike", tha këshilltarja e LSI.

Buxheti i vitit 2019 kap shifren e rreth 23 milion eurove, ku pjesa dërmuese e investimeve fokusohen në infrastrukturë dhe turizëm

Ndërkohë marrëveshja opozitare u respektua në Shkodër, ku këshilltarët e LSI bashkuan votat me ata të PD dhe me 32 vota pro e 6 kundër miratuan buxhetin 2.9 miliard lekësh të bashkisë së drejtuar nga Demokratja Voltana Ademi.

Voltana Ademi, kryetare e bashkisë: Fondet për investime të jenë 561 milionë 762 mijë lekë.

Por për këshilltarët që votuan kundër, kjo rritje e investimeve ka dy përkthime. E para është demagogji, ose skenari i dytë është loje e parashikuar përpara zgjedhjeve vendore.

Ndërsa buxheti 1 miliard e 300 milion LEK i bashkisë së Lushnjes u miratua pa surpriza.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lsi-bashkon-votat-me-ps-miratojne-buxhetin-e-bashkise-durres