Surprise Me!

Report TV - Aksident pranë shkollës në Lezhë, makina përplas një nxënëse dhe një mësuese

2018-12-21 0 Dailymotion

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë rrugës së shkollës, ku një automjet ka aksidentuar nxënëse dhe një mësuese.

Ato ishin duke kaluar rrugën dhe janë përplasur nga një makinë tip benz foristradë me targa shkodre. Të plagosura kanë mbetur mësuesja e psikologjisë, Elidona Gega, 23 vjeçe, dhe nxënësja 16-vjeçare me iniciale B.Ç.

Si pasojë e përplasjes dy të aksidentuarat kanë pësuar disa fraktura në trup, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një dëshmitare tha për kamerën e Report Tv se makina nuk po ecte me shpejtësi dhe se ishin mësuesja dhe vajza ato që i prenë rrugën makinës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku pasi shoqëroi në Komisariat drejtuesin e mjetit për t?i marrë dëshminë, ka nisur punën për të mësuar rrethanat që kanë shkaktuar aksidentin.

Buy Now on CodeCanyon