Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një nxënëse e gjimnazit të Lezhës dhe mësuesja e saj u aksidentuan në rrugë vetëm pak metra larg shkollës së mesme.

16 vjeçarja B. Çupi dhe Elidona Gega 23 vjeçe, mësuese e psikologjisë u përplasën nga një makinë fuoristradë, teksa po tentonin të kalonin rrugën para kompleksit të shkollave në qendër të qytetit.

Ata morën ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, nga ku u raportua se nuk kanë rrezik për jetën, ndërsa drejtuesi 68 vjeçar i makinës u ndalua nga policia.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se mjeti nuk ishte me shpejtësi, por ishte duke parakaluar një tjetër makinë të ndaluar, ndaj nuk i ka parë nxënësen e mësuesen që i prenë rrugën.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-lezhe-makina-perplas-dy-nxenes-shkolle