Surprise Me!

Mbarëvajtja e festave të fundvitit/ Policia e Shtetit plan masash

2018-12-22 0 Dailymotion

Me rastin e Festave të Fundvitit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit dhe në pritje të Vitit të Ri 2019. Albert Dervishaj, Drejtor i Rendit Publik, tha se pritet që të ketë rritje të numrit të shtetasve që hyjnë në vend. FNSH do të jetë në terren për të kapur autorët e ngjarjeve kriminale, si edhe do të shpërndahet në të gjithë vendin.

Pjesë nga deklarata e Albert Dervishajt:

Policia e Shtetit ka hartuar planet e masave dhe planet e veprimit në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj për këtë fundviti, nëpërmjet të cilave synohet:

- Rritja e sigurisë së komunitetit në të gjithë territorin

- Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë

- Evidentimi dhe mbajtja nën kontroll i personave me precedent kriminal e penal, e automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë

- Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave

- Identifikimi dhe kapja e personave të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës dhe personave në kërkim

- Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

- Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale

- Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.

Në këtë drejtim strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera të Task Forcës së krijuar me Urdhër të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë ?Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve? dhe në zbatim të detyrimeve që përcaktohen, do të ushtrojnë kontrolle për verifikimin e kushteve të prodhimit, të magazinimit dhe të përdorimit nga subjektet e licencuara për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët.

Buy Now on CodeCanyon