Ditën e mërkurë Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ i cili shkurton me 30 milionë Dollarë buxhetin e këtij viti. Kjo është hera e dytë që qeveria ndryshon buxhetin e këtij viti, ku si shkak kryesor mësohet se ka qenë ecuria e dobët në realizimin e të ardhurave.

Buxheti fillestar i miratuar ishte 4.97 miliardë Dollarë, ndërsa tashmë shpenzimet totale u tkurrën në 4.94 miliardë USD. Në total goditja kryesore ka ardhur nga mbledhja e taksave, ku 75 milionë Dollarë është mosrealizimi nga tatimet dhe doganat.

Vetë ministri i Financave Arben Ahmetaj ka njoftuar kuvendin për këtë situatë, e cila sipas tij vjen nga goditja që i ka dhënë buxhetit dobësimi i monedhës Euro.

Tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi fitimi, akcizat dhe taksa e pasurisë janë me rënie ndryshe nga planifikimi, ndërsa kanë rezistuar mbledhja e të ardhurave nga taksat kombëtare dhe tatimi i të ardhurave personale.

Me performancë të mirë janë taksat lokale, ku është rritur tatimi i thjeshtuar i biznesit të vogël dhe taksat lokale, ndërsa me rritje janë edhe derdhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Qeveria ka shkurtuar me 20 milionë Dollarë edhe investimet publike, ndërsa mes kësaj situate të ngushtë ka arritur të shtojë fondet për investimet në konvikte për arsimin e lartë me 3 milionë Dollarë.

Tv Klan