Surprise Me!

Mbi 4 mije siriane kerkuan azil ne Shqiperi ne 2018-n

2018-12-22 2 Dailymotion

Ky është vetëm një prej sirianëve të shumtë të sistemuar në Qendrën e Azilantëve në Babrru në periferi të Tiranës. Ai ka ardhur prej disa muajsh në vendin tonë, por thotë se dëshiron të qëndrojë këtu për gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij.

Por ky nuk është i vetmi që nuk e shikon vendin tonë thjesht si një rrugë kalimi për në Europë. Sipas të dhënave zyrtare numri i sirianëve që kërkojnë azil në Shqipëri ka ardhur në rritje nga viti në vit. 2018-ta ka shënuar edhe rekordin me 4095 kërkesa të depozituara deri tani nga vetëm 307 që të regjistruara në 2017-ën. Sirianët e shikojnë Shqipërinë një vend të sigurt për të jetuar, nisur edhe nga toleranca fetare.

Por në Qendrën e Azilantëve takon edhe nga ata të rinj që vlerësojnë Shqipërine, por për arsye të ndryshme nuk është ky vendi në të cilin duan të ndalen.

Azilantët tregojnë se janë mikëpritur në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende europiane që kanë mbyllur kufijtë. Mbyllja e rrugës ballkanike që kalonte nga Bosnja dhe Hungaria u mbyll dhe kjo shtoi fluksin e emigrantëve që kalojnë nga Shqipëria.

Shikimi melankolik i Tahas ndriçohet kur ai flet. "Për mua, Shqipëria është si një atdhe i dytë"! Në qendrën e Babrrusë, i riu sirian vërtitet mes shqipes dhe arabishtes për të këshilluar të ardhurit e fundit. "Kam kaluar në disa vende, por këtu ka diçka të ndryshme", thotë ai me siguri. "Shqiptarët nuk të shikojnë si një refugjat, por fillimisht si një qenie njerëzore". Prindërit e Tahas mbetën në Liban, ndërsa për të rrugëtimi ka ndaluar në mënyrë të papritur prej një viti në vendin e vogël të Adriatikut. Me azilin në xhep, Taha shpreson tashmë të bëhet pjesë e ndonjë klubi futbolli të Tiranës.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon