Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama shkoi për të inspektuar punimet në konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku 1080 studentë do të përfitojnë sipas tij kushte optimale jetese.

Ky është projekti i Bankës Gjermane që sipas Ramës do të zhvillohet edhe në godina të tjera.

Rama: Janë kushte dhe standarde njësoj si në Gjermani për shkak të programit të Bankës Gjermane për Zhvillim. Kjo do të jetë pararoja e standardeve dhe e gjithë transformimit. Ndërkohë që për godinat e tjera do veprojmë më shpejt dhe me standarde dinjitoze dhe evropiane.

Menjëherë pas kryeministrit në konviktet e inxhinierisë shkoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se ky konvikt duhet të kishte përfunduar në dhjetor të këtij viti, po ende vijojnë punimet.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-inspekton-konviktet-e-inxhinierise-se-ndertimit-kryemadhi-po-ben-show