Punta e sotme e emisionit ?Xing me Ermalin? duket se është shumë e veçantë. Drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi ka bërë bashkë një grup artistësh shumë të njohur shqiptarë si këngëtarët Albërie Hatërgjonaj, Fatmira Berçani, Gëzim Nika, Gena, Remzie dhe Nexhat Osmani, Bojken Lako dhe aktorët e humorit Olsi Bylyku dhe Arta Elezaj.
Emisioni ka nisur me mjaft humor dhe një ndër pyetjet që i bëri të gjithë të qeshin ishte ajo e velinës së ?Xing?, Kejvina Kthellës.
Duke iu përmbajtur ?rregullit? se për Krishtlindje duhet të vishen të brendshme të kuqe ajo pyeti këngëtaren Berçani se çfarë ngjyre i kishte të brendshmet.
Menjëherë pas pyetjes shpërthyen të qeshurat, ndërkohë vetë këngëtarja nuk pranoi të përgjigjej teksa tha se avokati i saj është Olsi Bylyku të cilin e quajti Olsi Byrzylyku.
Kejvina Kthella: Arta thuhet se për të patur fat femrat duhet të veshin të brendshme të kuqe, po ti Fatmira çfarë ngjyre i ke mbathjet?
Ermal Mamaqi: Është si rregull që për Krishtlindje duhet të veshësh të brendshme të kuqe sepse ecën mbarë, kështuqë kujdes me të bardhat.
Fatmira Berçani: A ka mundësi se avokat kam Olsi Byrzylykun un...
Olsi Bylyku: Fatmirës ka për t?i hec mbarë me çfarëdolloj brekësh se e ka suksesin në zemër, në rregull... A i thash mirë?/tvklan.al