Jemi në prag të festave të fundvitit dhe ndërkohë që bëjmë ?kthejmë kokën? pas për të parë se çfarë kemi arritur mendojmë edhe për qëllimet e vitit të ri.
Kjo ka ndodhur edhe sot në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. Moderatori Ermal Mamaqi iu kërkoi të ftuarve të tij të tregonin publikisht zotimet për 2019-ën. Këngëtarja Albërie Hatërgjonaj ishte e para që tha zotimet për vitin e ri dhe një ndër to ishte që të gjej burrë si ai i modeles Emina Çunmulaj.
Ermal Mamaqi: Albërie cilat janë zotimet që ke ti për 2019-ën? Kujdes se po të shikon familja, fansat.
Albërie Hatërgjonaj: Zotohem se në vitin 2019 nuk do të ndryshoj si njeri,do jem e çiltër. Ndoshta është një zë edhe për gratë, vajzat dhe nënat që të mos kenë frikë dhe ta përballojnë jetën ashtu siç iu vjen.
Një masë e vogël thonë: Kjo është çmendur, shikoni si është bërë. Shumë mirë jam. Do merrem me trupin dhe fytyrën time dhe do t?i bëj siç ma do shpirti im. Dhe e treta për vitin 2019 do Zoti e gjej një burrë si të Emina Çunmulajt.
Ermal Mamaqi: Ishalla
Albërie Hatërgjonaj: Eminën ti e ke patur këtu, ajo mori një burrë me kombësi tjetër dhe po bën çudira që të ndihmojë popullin e saj dhe njerëzit në nevojë. Ndërsa ne kemi biznesmenë milionera dhe deputetë për të cilët betohem se nuk do ti përkrah dhe nuk ndihmojnë./tvklan.al