Surprise Me!

Report TV - Vigjilja e Krishtlindjeve, Janullatos uron në shqip: Besim e dashuri

2018-12-24 0 Dailymotion

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Krishtlindjet 2018. Në një mesazh për mediat, Janullatos uron që këto Krishtlindje të bekuara, dhe i gjithë viti i ri 2019 të ketë siguri dhe paqe. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur ka uruar në greqisht, Janullatos ka zgjedhur që këtë vit ta bëjë urimin në gjuhën shqipe.<br /><br />?Le ta presim me besë dhe dashuri të rigjallëruar. Le ta lartësojmë në mënyrë adhuruese mendjen dhe zemrën tonë, duke kundruar Fytyrën e Krishtit të Dashur. Dhe njëkohësisht, le të punojmë për Ta njohur Atë edhe njerëz të tjerë, afër dhe larg nesh. Krishti ofron antidotin e efektshëm kundër shqetësimit që krijon virusi i pasigurisë.Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri le të jetë përplot me sigurinë e pranisë së Krishtit në jetën tonë të përditshme dhe në ecurinë e botës.?-thuhet në urimin e Janullatos.

Buy Now on CodeCanyon