Surprise Me!

Report TV - Ndryshime në qeveri? Rama: Do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve

2018-12-24 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë së PS e cila zgjati prej rresh pesë orësh. Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë tha se në mbledhje u diskutua për organizimin e PS, protestën e studentëve, ndërsa i pyetur nga gazetarët sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar, Rama e la të hapur si opsion, por mesazhi i tij ishte se pas pak ditësh do mblidhet Asambleja Kombëtare e PS.<br /><br />"Çdo ditë ka gjëra për t'u përmirësuar, sepse nuk jemi të pagabueshëm. Në vakumin e lënë nga opozita, është një sfidë më vete të vetëkorrigjohemi në vijim. Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë. Dhe partia të ketë kapacitetin të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë të natyrshme e të dobishme në shoqëri. Kur them partia, kam parasysh të gjithë bazën tonë, të gjitha forumet, organizmat përfaqëues, parlamenti, qeveria, janë të lidhura me raportin e krijuar me njerëzit.<br /><br />Kemi diskutuar për protestën, arsyet, faktorët dhe domosdoshmërinë që ta mëshirojmë si duhet mishërimin real që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë të cilët i thonë vetes apoliltikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë".

Buy Now on CodeCanyon