Partia Demokratike ka nxjerrë këtë të hënë të tjera dokumente lidhur projektin e "Unazës së Madhe", duke insistuar në ndryshimin e saj në favor të një projekti të trafikantit të drogës Edmond Bego.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se në këtë "aferë korruptive" nuk gjendet i përfshirë vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, por edhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Duke përmendur ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës dhe zhvendosjen e lumit Lana, Tabaku ripërmendi se Bego ka lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 miionë euro në vitin 2017.

Më tej, deputetja demokrate akuzoi konkretisht ministrin Ahmetaj për mashtrim ndaj qytetarëve dhe sipas saj, këtë gjë e faktojnë dokumentat zyrtare.

Arben Ahmetaj mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro.

Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës.

Jorida Tabaku, Deputete e Partisë Demokratike
Ndërsa zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se afera e ka pikënisjen pikërisht nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.?Afera e projektit 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego, e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetajt?.