Surprise Me!

10-vjeçari nga Roskoveci jep për bamirësi për familjet në nevojë kursimet e një viti

2018-12-24 3 Dailymotion

Familja i jepte para çdo ditë për të konsumuar ushqime në shkollë, por 10-vjeçari Renato Ruko nga fshati Strum i Roskovecit nuk i ka konsumuar ato por i ka ruajtur. Për një vit ai ka arritur të mbledhë një shumë prej 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa në kuadër të festave të fundvitit 10-vjeçari ka vendosur që kursimet e tija t?i dhurojë për bamirësi. Ai shprehet se kursimet e tij do ti ndajë në dy pjesë duke ia dhënë dy familjeve të varfra.<br /><br />Të varfrit në Shqipëri janë të shumtë, por ndihmesa për ta është më shumë nga individët se sa nga shteti. Rasti i 10-vjeçarit Renato Ruko është i veçantë pasi ai ka kursyer parat e ushqimit për të ndihmuar familjet e varfra në këtë prag festash. E sa i përket të varfërve shumë prej tyre do të presin vitin e ri me tavolinat bosh.<br /><br />d.ba.

Buy Now on CodeCanyon