Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #jufletmoska

Në rubrikën e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj tregon profecinë e vjetër historike për shqiptarët dhe kurdët.

Myftaraj: Në historinë e njerëzimit ka disa gjëra të çuditshme, që dikush i quan profeci historike, dikush i shpërfill si anekdota.

E njëjta gjë mund të thuhet për një profeci të vjetër historike, për lidhjen e fatit mes shqiptarëve dhe kurdëve. Këta popuj kanë qenë në Perandorinë Osmane.

Shqiptarët janë në Perëndim të Ballkanit, kurdët në pjesën lindore të Perandorisë dhe pjesërisht juglindore. Kur historianët turq, ose kur turqit hyjnë në biseda me shqiptarët dhe dëgjojnë ankesat e shqiptarëve se përse Perandoria nuk i la shqiptarët të bashkuar në një shtet të vetëm, qoftë edhe me një autonomi.

Ata thonë këtë anekdotën historike që "Shqiptarët do bashkohen kur të bashkohen kurdët".

Thuhet që Sulltan Abdylhamiti e kishte zakon të thoshte që Perandorinë e mbajnë shqiptarët dhe kurdët. Por në fakt këtu kishte një paradoks, sepse shqiptarët dhe kurdët ishin dy popuj më të shtypur në perandori.

Historia erdhi në atë mënyrë që u copëtua perandoria për shkak të keqdashjes. Më të pambrojturit u gjetën shqiptarët dhe kurdët dhe u copëtuan në më shumë shtete.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-profecia-historike-shqiptaret-dhe-kurdet