Në Maqedoni qytetarët vazhdojnë të thithin grimca helmuese të ajrit. Autoritetet janë në pritje të erës. Nëse deri nesër nuk pastrohet ajri, do të ndërmerren masa të jashtëzakonshme.

?Rregullorja varet nga të dhënat e stacioneve matëse dhe nga kushtet meteorologjike. Gjithkund në botë është kështu. Sot përmes ministrisë sonë deri tek të gjithë ministritë e tjera dërguam njoftimin se është tejkaluar pragu i informimit respektivisht jemi në situatën e informimit ku qëndrojnë rekomandimet standarde?, tha Jani Makraduli nga Ministria e Mjedisit.

Qeveria e Maqedonisë miratoi një fond prej 1.5 milion eurove për të zgjidhur çështjen e ndotjes. Organizatat qytetare me reagime se mjetet nuk janë të mjaftueshme.

Mjekët me paralajmërime se ndotja e ajrit ka impakt negativ mbi shëndetin e njeriut sidomos tek gratë shtatzëna. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, në Maqedoni, ajri i ndotur shkakton vdekjen e 1300 personave në vit, kurse ekonomia pëson dëme prej 250 milionë dollarëve.

Tv Klan