Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kane festuar lindjen e Krishtit. Mesnata e së hënës i ka gjetur besimtarët katolikë në Katedralen e Shën Palit..

Qindra besimtarë morën pjesë në meshën e drejtuar nga Imzot George Frendo.

Ata u lutën për paqe, dashuri e mirësi mes njerëzve.

Imzot George Frendo ka bërë apel për dialog dhe kundër dhunës. Ai u shpreh se problemi më i madh i Shqipërisë sot është largimi i të rinjve nga vendi.

Ndërsa besimtarët ortodoksë u mblodhën mëngjesin 25 Dhjetorit në katedralen ?Ngjallja e Krishtit? në Tiranë.

Mesha u drejtua nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos.

Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e birit të Perëndisë Jezu Krishtit, një moment që mbart simbolikën e shpresës, dhe që shoqërohet me urimet për paqe, harmoni e dashuri mes njerëzve.

Rreth shekullit të katërt, kisha perëndimore zgjodhi datën 25 Dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve.

Tv Klan