Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë këtë 25 Dhjetor lindjen e Krishtit.

Mesnata e se hënës i gjeti besimtarët katolike të kryeqytetit në Katedralen e Shën Palit.

Ata u luten për paqe, dashuri e mirësi mes njerëzve.

Imzot George Frendo bëri apel për dialog dhe u shpreh se problemi më i madh i Shqipërisë sot është largimi i të rinjve nga vendi

Ndërsa besimtarët ortodoksë u mblodhën mëngjesin 25 Dhjetorit në katedralen ?Ngjallja e Krishtit? në Tiranë.

Mesha u drejtua nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos.

Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e birit të Perëndisë Jezu Krishtit, një moment që mbart simbolikën e shpresës, dhe që shoqërohet me urimet për paqe, harmoni e dashuri mes njerëzve.

Krerët e dy kishave e vunë theksin tek nevoja që ka shoqëria për t?u kthyer të vlerat njerëzore dhe të mposhtin veset që prodhojnë pasiguri e konflikte.