Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Mungesa e inkubatorëve ka rikthyer vëmendjen te shqetësimi jetik për nënat dhe foshnjët premature. Erilda Duzha, një nënë e re 25 vjeçare ka treguar për Ora News vështirësinë kur solli në jetë fëmijët e saj të lindur para kohe, por u ndesh me mungesën e inkubatorëve në maternitetin ?Koço Gliozheni?, në Tiranë. Ndërkaq Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasirliu tha për Ora News se investimet në këtë sektor nuk kanë munguar deri tani dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në nëntor të vitit 2017 Erilda Duzha lindi binjakët e saj, në maternitetin ?Koço Gliozheni?, në Tiranë. Fëmijët e saj sot fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë, por, për nënën e re 25 vjeçare, sjellja në jetë e tyre nuk ishte e lehtë. Erilda u ndesh me një mungesë jetike për foshnjat e saj, atë të inkuibatorëve.

Erilda Duzha: Një vit më parë kanë ardhur në jetë fëmijët tanë, kanë lindur prematurë. U përballëm me një situatë që në momentin që do vinin në jetë na thanë se nuk ka inkuibatorë të lirë. Ishin në javën e 33 dhe mushkëritë nuk ishin formuar.

Për Erildën, ky ishte një nga momentet më të vështIra në jetë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mungesa-e-inkubatoreve-ne-maternitete-shqetesim-qytetaret