Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #jufletmoska #kastriotmyftaraj

Në rubrikën e tij "Ju flet Moska" Kastriot Myftaraj ka bërë një analizë për pellazgët. Sipas tij pellazgët ishin një popull parahistorik, duke hedhur dyshime se ata nuk janë paraardhës të Ilirëve.

Myftaraj: Sot do të flas për një enigmë të historisë, për pellazgët. Historia e Shqipërisë shkon thellë në kohë, por disa shqiptarët entuziastë shqiptarë dhe këtu futen edhe rilindasit tanë, pjesa më e madhe e tyre janë përpjekur ta çojnë edhe më tej.

Kush ishin në të vërtetë pellazgët që kërkojnë ti quajnë paraardhës të Ilirëve dhe çfarë lidhje kanë ata me ilirët dhe shqiptarët?

Pellazgët ishin një popull parahistorik. Popujt futen në histori kur fillojnë shkruajnë dhe lenë libra dhe arkiva. Kështu ka ndodhur me grekët dhe romakët.

Mënyra tjetër si futen në histori është kur pushtohen nga një popull më i lartë, i cili tashmë ka hyrë në histori dhe le ai arkiva për popujt e pushtuar.

Pellazgët ishin një popull parahistorik sepse ata nuk na kanë lënë dëshmi të shkruara për veten. Ose më saktë ne ende ndoshta nuk jemi në gjendje t'i zbërthejmë ato.

Ndoshta kur të zbërthehen shumë mbishkrime që ndodhen në Gadishullin Ballkanik, atëherë do të dimë më tepër për pellazgët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-kane-ekzistuar-pellazget-jemi-pasardhes-te-tyre