Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkelësve të kodit rrugor, policia e Elbasanit ka vijuar aksionin e kontrollit në aksin nacional të rrugës Elbasan-Librazhd ku raportohet se janë evidentuar 38 raste shkeljesh, ku drejtuesit e mjeteve kanë kryer parakalim të gabuar.

Sipas njotimit të policisë, parakalimet janë kryer duke shkelur tabelat përkatëse dhe sistemin e sinjalizimit vertikal duke shkelur në mënyrë flagrante dhe të pakujdesshme vijën e pandërprerë, çfarë në shumicën e rasteve bëhen burim i aksidenteve të rrezikshme.

Kështu mësohet se gjatë patrullimit të policisë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd janë evidentuar 38 drejtues mjetesh të cilët kanë kryer parakalim të gabuar ku në shumicën e rasteve parakalimet kanë qenë me rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor.

Policia Rrugore ka hartuar masat administrative të cilat do t?iu dërgohen drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkeljen në adresat e banimit të tyre,si thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, në njoftim bëhet e ditur që do të vazhdojë aksioni për zbatimin e planit të masave për festat e fundvitit për parandalimin e shkelësve të ligjit në kodin rrugor.