Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

?Dome? është një monodramë e shkruar enkas për aktorin e Teatrit ?Migjeni? të Shkodrës, Enver Hyseni. Shkrimi i saj është produkt i një vëmendje të zgjuar gjatë bisedave të gjata ndër procese pune apo ndenje të rastësishme me aktorin.

Nga biseda mes miqsh, ku të gjithëve na ndodh të rrëfehemi për jetën tonë, shkrimtari e regjisori Stefan Çapaliku u frymëzua të sjellë në skenë monodramën ?Dome? të aktorit Enver Hyseni.

Pagëzuar si emri që të gjithë e thërrasin aktorin 67 vjeçar, shfaqja është pasqyrë e një realiteti tragjikomik në varfëri e herë në lavdi ku zhvillohet jeta artistike shqiptare.

E thjeshtë në vetëvete, por shumë domethënese kjo shfaqje ngjan si një akt rrëfimi, për të cilin vetë aktori refuzonte ta vinte në skenë prej vitesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rrefimi-ne-skene-i-nje-aktori