Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS e ka lënë të hapur mundësinë për ndryshime në kabinetin qeverisës.

Por çfarë mendojnë qytetarët?

Të pyetur nga Ora News ata thonë se qeverisë i nevojiten e emra të rinj që ndoshta mund përmirësojnë punën e saj.

"Dikush i ri mund të bëjë diçka më mirë", tha një qytetar.

"Është mëse e domosdoshme në rast se ka ndërmend ti bëjë ndryshimet, po mos i bëjë është gjë negative", tha një tjetër qytetar.

"Si gjithmonë kur ka ndryshime ka edhe punë më të mirë"

Të tjerë shprehen skeptik se ndryshimet do të sjellin një erë të re për Shqipërinë që sipas tyre do të mbetet nën drejtimin e njerëzve të korruptuar që interesin personal e vendosin mbi atë publik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndryshime-ne-qeveri-qytetaret-politika-ka-nevoje-emra-te-rinj