Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Policia e Kurbinit ka arritur në përfundimin se zjarri në tregun e Laçit ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk ka një autor për këtë. Nga ana tjetër, rezulton se tregu nuk ka qenë i regjistruar si biznes dhe ka ushtruar aktivitet në mënyrë informale!

Zjarri që shkrumboi tregun industrial të Laçit ka qenë i qëllimshëm.

Në këtë përfundim ka dalë Policia e Kurbinit mbi bazë të provave dhe dëshmive, por ngjarja ende nuk ka autorë.

Por teksa tregtarët rendnin në dyert e institucioneve për të kërkuar përgjigje, ata kanë mësuar se tregu në fakt ka vepruar si informal.

Ndaj edhe përgjegjësia sipas tyre bie direkt mbi pronarin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zjarri-ne-tregun-e-lacit-ishte-i-qellimshme-tregu-pa-license